Georde Russell është rikthyer të japë shenja se këtë sezon të Formula 1 lufton edhe ai. Piloti britanik i Mercedes arriti të fitonte Çmimin e Madh te Baku-s në Azerbajxhan mes drithërimave duke lënë pas Max Verstappen, i cili u rendit i dyti me Red Bull me vetëm 1 të dhjetat më i ngadaltë se Rusell. Një fitore e merituar për pilotin e Mercedes, i cili e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, por disa rrethana në fundin e saj rrezikuan që ta humbiste atë. Tashmë ai e ngushton në 66 pikë difrerencën me shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli në garën për pilot. LEXO edhe...Antonelli mbret edhe në Madrid, shkëputet në garën për pilot në Formula 1 Në podium u ngjit edhe Isack Hadjar, i treti me makinën tjetër Red Bull. I katërti u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari e pas tij Antonelli-t. Italiani e nisi garën nga vendi i 16-të dhe rikuperoi 11 pozicione, duke parakaluar në fund edhe Leëis Hamilton. Britaniku i ‘Ferrari-t’ u rendit në vendin e gjashtë, ndërkohë që në zonën e pikëve edhe Lindblad, Ocon, Bearman e Sainz. Zhgënjen McLaren, me Piastri që u rendit në vendin e 14- të pas një gabimi, ndërsa Norris nuk e mbylli dot garën. Për sa i përket garës, ajo që dukej një fitore e lehtë e Russell, që u shkëput deri 10 sekonda, u kthye në një duel “rrotë më rrotë” me Verstappen në fund. Hyrja e makinës së sigurisë 16 xhiro nga fundi bëri që gjithcka të niste nga e para. Por edhe në xhiron e fundit, flamujt e verdhë favorizuan Verstappen, që e mbylli garën vetëm 1 të dhjetën pas Russell. Ferrari nuk arriti te duelonte dot për podiumin, ndërsa Antonelli mori maksumumin nga kjo garë që e nisi nga vendet e fundit. Ne.k./ReportTv.al formula 1 george russell Kimi Antonelli Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.5% Disi 11% Vota total: 4698 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

