Bullizmi ndaj fëmijëve po merr forma të reja në internet. Përmes inteligjencës artificiale, adoleshentët mund të manipulojnë imazhe dhe të krijojnë përmbajtje të rreme, të cilat më pas përdoren për shantazh dhe bullizëm online. Sipas themelueses së Linjës 116 për Fëmijët, Belioza Çoku grupmosha më e rrezikuar nga këto problematika është ajo 13 deri në 17 vjeç. “Grupmoshat më të prekura, sidomos për sigurinë online, janë 13-17 vjeç. Për sa i përket komunikimeve shantazhuese, mesazheve shantazhuese dhe më pas përdorimit të fotove intime, të cilat sot me ChatGPT mund të bëhen edhe mrekulli, siç po e shohim, këto u shkaktojnë dëme të rënda emocionale fëmijëve”, thotw Beloiza Çoku, themeluese e linjës 116111. LEXO edhe...Fjala e PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Nga janari deri tani, linja ka regjistruar mbi 7.000 telefonata, ndërsa shqetësimet për sigurinë online kanë qenë ndër më të raportuarat. “Në korrik-gusht operatorët dhe këshilluesit pranë AL 116111 dhe ISIGURT kanë pasur një bum komunikimesh të vazhdueshme kryesisht për sigurinë online. Më pas është shfrytëzimi i fëmijëve në rrugë dhe më pas marrëdhëniet në familje dhe marrëdhëniet në shkollë, sidomos dhuna mes njëri-tjetrit në shkollë. Ritmi i telefonatave vazhdon me të njëjtin ritëm, 1500-2000 telefonata në muaj. Me statistikat që kemi mbledhur deri tani, janë mbi 7 mijë telefonata”, shprehet Beloiza Çoku, themeluese e linjës 116111. Në linjë telefonojnë edhe prindër që kërkojnë ndihmë për fëmijët që përballen me bullizëm të vazhdueshëm. “Prindërit kërkojnë edhe një këshillim më të specializuar, informacione dhe mundësimin e zgjidhjes së situatave emergjente, që mund të jenë të dhënat sensitive të fëmijëve, pamjet e tyre dhe, mbi të gjitha, dëmi emocional dhe mendor që mund t’i jetë bërë fëmijës nga një bullizëm sistematik”, shprehet Beloiza Çoku, themeluese e linjës 116111. Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora janë ndër qytetet ku raportohen më shumë shqetësime, çka lidhet edhe me ndërgjegjësimin më të lartë të shkollave, komunitetit dhe vetë fëmijëve për të kërkuar ndihmë dhe për të raportuar rastet e bullizmit dhe dhunës. SI.E./E.H/ReportTv.al inteligjenca artificiale bullizmi Belioza Çoku Femije Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.5% Disi 11% Vota total: 4698 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
