Lajme Zone
Punime gjatë natës në rrugën te Liqeni i Thatë, banorët ankohen për zhurmën
Të tjeraJOQ Albania

Punime gjatë natës në rrugën te Liqeni i Thatë, banorët ankohen për zhurmën

Një qytetar ka denoncuar punimet që po kryhen gjatë orëve të natës në rrugën pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

Një qytetar ka denoncuar punimet që po kryhen gjatë orëve të natës në rrugën pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas tij, prej tre ditësh punimet nisin rreth orës 22:00 dhe vijojnë gjatë gjithë natës, duke shkaktuar zhurmë të madhe dhe shqetësim për banorët e zonës.

“Na çmendën. Nuk bëhen punimet në këtë orë, zhurmë e tmerrshme”, shprehet qytetari, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar situatën.

Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi punimet e kryera, duke treguar se deri tani nuk është e qartë se çfarë pune është bërë konkretisht.

Banori kërkon që autoritetet të marrin masa për të shmangur zhurmat gjatë natës dhe të sqarojnë arsyen e zhvillimit të punimeve në këto orare.