Lajme Zone
Makina përfshihet nga flakët në Kamëz, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Të tjeraJOQ Albania

Makina përfshihet nga flakët në Kamëz, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mesnatës së kaluar në “Bulevardin Blu”, pranë rrethrrotullimit të Ullirit në Kamëz.

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mesnatës së kaluar në “Bulevardin Blu”, pranë rrethrrotullimit të Ullirit në Kamëz.

Mësohet se automjeti, me targa AB 812 OE, është në pronësi të shtetasit L.S., 26 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja është shoqëruar edhe me një zhurmë të fortë, duke ngritur fillimisht dyshimet për një shpërthim të mundshëm.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse zhurma e fortë ka ardhur si pasojë e ndonjë shpërthimi.