Një festë ditëlindjeje ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale. “Gjysh Musliu” ka zgjedhur që 70-vjetorin e tij të lindjes ta festojë ndryshe, në një festë të madhe me familjarët, të afërmit e miqtë por edhe me supriza të veçanta.
Dy balerina që performojnë belly-dance i janë bashkuar festës ndërsa ai shihet i ulur në një karrige duke shijuar atmosferën.
Pamjet e ditëlindjes janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u bërë mjaft virale.

