Marina Fara ka shprehur publikisht mbështetjen për nënën e saj, këngëtaren Eli Fara, pas publikimit të videove intime që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram Story, Marina ka ndarë një mesazh të veçantë për nënën e saj, duke i dhënë kurajë në këtë periudhë të vështirë. LEXO edhe...Skandali me videot intime me Adi Hilën, Blerina Matraku: E penduar për marrëdhënien me atë njeri! E kam mbivlerësuar për 20 vite “Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan Marina në mesazhin e saj. Reagimi i saj vjen pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime, në të cilat, sipas raportimeve përfshihet këngëtarja Eli Fara. Ngjarja ka nxitur diskutime dhe reagime të shumta në opinionin publik. Pak ditë më parë, edhe vetë Eli Fara reagoi përmes një deklarate, ku foli për dhimbjen që po përjeton pas cenimit të privatësisë së saj dhe gjykimeve me të cilat është përballur, duke theksuar se përgjegjësinë duhet ta mbajnë ata që kanë publikuar dhe shpërndarë pamjet. “Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: ëenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, u shpreh këngëtarja. A.C/ReportTv.al eli fara videot intime te artisteve Marina Fara mbështetje Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.6% Nuk e di 6.4% Vota total: 7045 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

