Denoncimi i parë në lidhje me publikimin e videove intime të Adi Hilës në rrjet ka mbërritur në polici. Bëhet me dije se një nga personazhet e përfshira në videot e publikuara online ka denoncuar rastin pranë organeve kompentente. Denoncimi ka ardhur për shpërndarjen e videove në faqet online në internet, ndërsa një ditë më parë kompozitori u parqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij. Në lidhej me këtë ai ka deklaruar se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.
Bëhet me dije se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

