Dallimi financiar mes gjigantëve të futbollit europian dhe klubeve më të vogla vazhdon të jetë i madh. Sipas të dhënave të publikuara për fondin e shpërblimeve të UEFA-s, 75 klube nga 35 vende të ndryshme që janë eliminuar në raundin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kanë përfituar së bashku 40.635 milionë euro.
Në anën tjetër, kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain, ka të garantuara plot 63.970 milionë euro nga UEFA, pa zhvilluar ende asnjë ndeshje në kompeticionet europiane këtë sezon.
Ekipe shqiptare të eliminuara në raundin e parë kualifikues si Elbasani dhe Vllaznia kanë përfituar vetëm 325 mijë euro.
Shpërblimet për klubet e eliminuara në fazat kualifikuese të Ligës së Konferencës ndahen në katër kategori:
960 mijë euro – për klubet që kanë kaluar dy raunde kualifikuese dhe kanë përfituar edhe bonusin si kampionë të vendit;
700 mijë euro – për klubet që kanë marrë pjesë në dy raunde kualifikuese;
525 mijë euro – për skuadrat që e nisën garën nga raundi i dytë kualifikues;
325 mijë euro – për klubet e eliminuara që në raundin e parë. Top Channel

