Lajme Zone
E ardhmja e Asllanit merr tjetër kthesë, Interi e përfshin në ofertën për mesfushorin që luan në Arabinë Saudite
SportTop Channel

E ardhmja e Asllanit merr tjetër kthesë, Interi e përfshin në ofertën për mesfushorin që luan në Arabinë Saudite

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të marrë një kthesë të rëndësishme në këtë merkato.

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të marrë një kthesë të rëndësishme në këtë merkato. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është përfshirë në ofertën zyrtare që Interi i ka dërguar Al-Ittihad për transferimin e Moussa Diaby.

Sipas raportimeve të “Ariyadhiah”, klubi zikaltër ka ofruar 18 milionë euro, ndërsa pjesë e marrëveshjes është edhe kartoni i Asllanit.

Burimet bëjnë me dije se Al-Ittihad po e shqyrton propozimin, ndërsa drejtuesit e klubit saudit po zhvillojnë diskutime të brendshme përpara se të japin një përgjigje përfundimtare.

Për momentin nuk ka ende një vendim zyrtar nga Al-Ittihad, por negociatat mes klubeve vijojnë dhe e ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të qartësohet në ditët në vijim, ndërsa pak orë më parë u raportua se edhe Hull City ka shfaqur interes për shërbimet e Asllanit. Top Channel