Lajme Zone
“Bulevardi i shpresës”/ Dita e 64-të e tubimit, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit: Nuk na heq nga sheshi as uji me presion dhe as…
PolitikëTop Channel

“Bulevardi i shpresës”/ Dita e 64-të e tubimit, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit: Nuk na heq nga sheshi as uji me presion dhe as…

Pas protestës kombëtare të mbajtur ditën e djeshme, sot në kryeqytet po zhvillohet tubimi i 64-t.

Pas protestës kombëtare të mbajtur ditën e djeshme, sot në kryeqytet po zhvillohet tubimi i 64-t. Qytetarët, si çdo ditë tjetër, u grumbulluan në sheshin Skënderbej, për t’u marshuar më pas drejt Kryeministrisë, aty ku po mbajtën edhe fjalimet.

Edhe sot kërkesat ishin të njejta, ato të dorëheqjes së kryeministrit dhe krijimin i një qeverie teknike.

“Sado spraj piperi e ujë me presion të na hidhni, e sado të na ofendoni, nuk do të ikim që këtu. Përkundrazi, i jepni më shumë zjarr këtij zjarri që ka nisur këtu në shesh. Nuk na largon as uji me presion”, u shpreh një nga protestuesit. Top Channel