Klubi francez i Paris Saint-Germain është shpallur zyrtarisht si "Klubi i Vitit" gjatë ceremonisë së Topit të Artë.
Çmimi prestigjioz u pranua në skenë nga sulmuesi i kampionëve të parizienëve, Ousmane Dembele. Parisienët fituan këtë vlerësim maksimal pasi triumfuan në Ligën e Kampioneve për të dytin vit radhazi pas një ecurie fantastike. Në ndeshjen finale të këtij kompeticioni evropian, ata mposhtën skuadrën e Arsenalit.
Ndërkohë, në kategorinë e futbollit të vajzave, klubi më i mirë i vitit u kurorëzua sërish Barcelona. Trofeun e rëndësishëm për skuadrën katalanase e pranoi personalisht presidenti i klubit, Joan Laporta. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

