Lajme Zone
Harry Kane i jep fund pritjes te Bayern dhe Anglia, prej sa vitesh nuk fitohej “Topi i Artë”
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Harry Kane i jep fund pritjes te Bayern dhe Anglia, prej sa vitesh nuk fitohej “Topi i Artë”

Harry Kane është bërë lojtari i parë anglez që fiton "Topin e Artë" që nga koha e Michael Owen në vitin 2001. Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munich u rendit i pari në votime, duke lënë pas në podium francezin Kylian Mbappe dhe sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal. Ai bëhet anglezi i pestë në histori që arrin të fitojë këtë çmim dhe i pari lojtar i Bayern Munich që nga Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1

Harry Kane është bërë lojtari i parë anglez që fiton "Topin e Artë" që nga koha e Michael Owen në vitin 2001.

Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munich u rendit i pari në votime, duke lënë pas në podium francezin Kylian Mbappe dhe sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Ai bëhet anglezi i pestë në histori që arrin të fitojë këtë çmim dhe i pari lojtar i Bayern Munich që nga Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981. Sulmuesi regjistroi një sezon 2025-26 me shifra historike, duke shënuar 61 gola me klubin dhe 73 gola në total, duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren e Anglisë.

Me këto statistika, Kane renditet i dyti në historinë e ligave evropiane për numrin e golave në një sezon të vetëm, duke mbetur vetëm pas 82 golave të shënuar nga Lionel Messi. Gjatë sezonit, ai udhëhoqi ekipin gjerman drejt fitimit të kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, kompeticion ku shënoi një tregolësh në finalen ndaj Stuttgart.

Pavarësisht arritjeve individuale, sulmuesi nuk arriti të ngrinte trofetë madhorë ndërkombëtarë, pas eliminimeve në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe Champions League. Gjatë fjalimit të tij në skenë, kapiteni anglez u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim, duke theksuar se ky është fryt i punës së palodhur përballë një konkurrence me lojtarë të klasit botëror. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.