Lajme Zone
Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e Erion Vishkulit, merren kamerat e Bankës së Shqipërisë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erion Vishkulli. Filmimet janë duke u verifikuar me imtësi me qëllim fiksimin e sekuencës filmike, ku është plagosur rëndë në sy, i riu Vishkulli dhe identifikimin e punonjësit të policisë që ka qëlluar. P

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erion Vishkulli. Filmimet janë duke u verifikuar me imtësi me qëllim fiksimin e sekuencës filmike, ku është plagosur rëndë në sy, i riu Vishkulli dhe identifikimin e punonjësit të policisë që ka qëlluar.

Paralelisht me këto veprime Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar kartelën mjekësore që është hapur në spitalin e Traumës në Tiranë, në të cilën është qartësuar klinikisht dëmet e shkaktuara nga goditja.

Ndërsa që prej ditës së djeshme, grupi i hetimit ka dërguar në Itali një letërporosi, duke kërkuar nga autoritet spitalore ku është shtruar Erion Vishkulli, që t’i venë në dispozicion sferën e gomës që i ka mbetur në sy të riut.

Kuptohet që sfera e gomës, do i vihet në dispozicion prokurorisë shqiptare, pas heqjes së saj nga syri në operacionin që spitali italian ka mundësuar ndërhyrjen kirurgjikale.

Hetimet për plagosjen e rëndë të Erion Vishkulit, nisën mbrëmjen e të shtunës, kur prokuroria u njoh me pamjet filmike të transmetuara në media, në të cilat protestuesi shfaqet i gjakosur në syrin e majtë.

Vishkuli, rrezikon të humbë shikimin, ndërsa mjekimi i tij u transferua në Itali, pasi spitali "Nënë Tereza" dhe ai i Traumës në Tiranë, nuk ishin në gjëndje të realizonin ndërhyrjen kirurgjikale.

Ky nuk është hetimi i vetëm që prokuroria e Tiranës ka hapur ndaj dhunës policore të shfaqur ndaj këtyre 13 ditë protesta të studentëve dhe të rinjve shqiptarë.

Në total janë 10 dosje penale të hapura, ndërsa dhjetëra kallëzime penale janë depozituar në prokurori nga disa studio ligjore avokatie, nga Partia Demokratike dhe nga qëndra ligjore "Respublika"./Elton Qyno - Syri.net Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm