Lajme Zone
Pse u shqetësua prokurori Adnan Xholi?
PolitikëCNA

Pse u shqetësua prokurori Adnan Xholi?

CNA, më herët sot, përmes një shkrimi, ka publikuar një li...

CNA, më herët sot, përmes një shkrimi, ka publikuar një listë emrash të prokurorëve të posaçëm, ku njëri prej tyre ka qenë në zyrën e Ergys Agasit, "kryeministrit të deleguar". EMRAT/ Kush është prokurori i SPAK-ut që shkoi në zyrën e Agasit? 2 Tetor, 12:09 Me deduksion logjik, u la një listë emrash pa abuzuar dhe pa akuzuar asnjërin prej tyre. Megjithëse në atë listë me 9 emra mund të ishin edhe të tjerë, filloi çuditërisht të bjerë telefoni për një emër, i cili është prokurori Adnan Xholi. Një biznesmen dhe një person tjetër i njohur, zyrtar, na tha që është mik i prokurorit, i cili është shqetësuar për shkrimin tonë.

Në rast se nuk ka qenë në zyrën e Ergys Agasit pse shqetësohet Adnan Xholi. Ne nuk po akuzojmë njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë, as nuk po themi se e ka mik, ne kemi listuar edhe 9 emra të tjerë, mund të linim dhe më pak. Fakti është që mediat që mbështesin Erion Veliajn dhe janë megafonët e Ergys Agasit, sulmuan Brahon në garën për kreun e SPAK-ut, ku rivali i Brahos ishte Adnan Xholi, kaq kemi thënë.

Në rast se prokurori ka diçka për të thënë le të dalë ta mohojë publikisht me reagim nga zyra e shtypit, që sot tha se është e vërtetë se një prokuror ka qenë të zyra e Agasit, kush është emri, të dalin dhe të na e thonë, prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Bledar Maskuti. Një prokuror i posaçëm është filmuar në zyrën e Agasit?/ Reagon SPAK-u 2 Tetor, 11:07 Ndoshta njoftimin e dhënë sot nga SPAK-u e ka porositur vetë Xholi te një kolegu ynë gazetar, por ndërsa ka dashur të shpëtojë nga e vërteta duket se i ka hapur gropën vetes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.