Lajme Zone
Pse prindërit po zgjedhin gjithnjë e më tepër American British STEM Academy? Regjistrimet për vitin 2026–2027 vazhdojnë me kuota të limituara!
SportReport TV

Pse prindërit po zgjedhin gjithnjë e më tepër American British STEM Academy? Regjistrimet për vitin 2026–2027 vazhdojnë me kuota të limituara!

Numri i aplikimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, duke konfirmuar besimin gjithnjë e më të madh të prindërve dhe nxënësve në modelin arsimor STEM dhe në standardet që ofron shkolla.

Pas një viti të suksesshëm akademik, American British STEM Academy ka ende të hapura regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027. Interesi për t’u bërë pjesë e ABASTEM ka qenë jashtëzakonisht i lartë që në nisje të regjistrimeve. Numri i aplikimeve ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme, duke konfirmuar besimin gjithnjë e më të madh të prindërve dhe nxënësve në modelin arsimor STEM dhe në standardet që ofron shkolla. LEXO edhe...Pas rezultateve të shkëlqyera të maturës së parë, ABASTEM vijon me regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027 Viti i kaluar solli rezultate të rëndësishme në të gjitha nivelet e shkollës: arritje akademike, rezultate shumë të mira të brezit të parë të maturantëve, vlerësime në olimpiada kombëtare, si dhe përfshirje të nxënësve në projekte të teknologjisë, programimit dhe robotikës, në bashkëpunim edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Me një cikël të plotë arsimor nga klasa e parë deri në maturë, laboratorë modernë, mësim në gjuhën angleze dhe një metodologji që ndërthur teorinë me praktikën, nxënësit mësojnë të programojnë, të punojnë në skuadër dhe të zhvillojnë ato aftësi që iu nevojiten jo vetëm për t’u përgatitur për universitetet më të mira ndërkombëtare, por edhe për tregun global të punës. Përgatitja akademike shoqërohet me mundësi për pjesëmarrje në olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte kërkimore e teknologjike dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, komunikimin, lidershipin dhe punën në skuadër. Regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027 vijojnë të jenë të hapura. Për shkak të fluksit të lartë, kuotat për regjistrimet e reja dhe transferimet janë të limituara. ABASTEM mirëpret familjet që kërkojnë një arsim bashkëkohor dhe të orientuar drejt së ardhmes, ndërsa ofron edhe bursa për nxënësit me rezultate të larta, takime informuese dhe vizita për të njohur nga afër metodologjinë STEM dhe ambientet e shkollës. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al American British STEM Academy Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.5% Jo 47.1% Nuk e di 6.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?