Lajme Zone
Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së TVSH-së për të nxitur zhvillimin e blegtorisë
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së TVSH-së për të nxitur zhvillimin e blegtorisë

Konkretisht, fermerët e vegjël edhe pse për importin e kafshëve u është hequr TVSH-ja, nuk mund të importojnë drejtpërdrejt kafshë për shtimin e tufave, pasi importi kërkon licencë, të cilën shumë prej tyre nuk e disponojnë.

Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të produktivitetit, sipas përfaqësuesve të sektorit. Ata theksojnë se fermat e vogla po pakësohen gradualisht, ndërsa prodhimi po përqendrohet te fermat më të organizuara, të cilat po investojnë në zgjerimin e kapaciteteve. LEXO edhe...Mbi 3 mijë fermerë kanë aplikuar për kompensimin 10%, Tatimet: Janë përfituar 7.8 milionë euro Megjithatë, blegtorët dhe drejtuesit e fermave pohojnë se sektori vijon të përballet me pengesa që lidhen me funksionimin e skemës së TVSH-së, si për importin e kafshëve ashtu edhe për transaksionet brenda vendit. Sipas tyre, këto pengesa po kufizojnë mundësinë e fermave të vogla për t’u zgjeruar dhe për të përmirësuar racën e bagëtive. Konkretisht, fermerët e vegjël edhe pse për importin e kafshëve u është hequr TVSH-ja, nuk mund të importojnë drejtpërdrejt kafshë për shtimin e tufave, pasi importi kërkon licencë, të cilën shumë prej tyre nuk e disponojnë. Nga ana tjetër, nëse zgjedhin t’i blejnë kafshët nga grosistët vendas, çmimit i shtohet TVSH-ja. Edhe fermat e mëdha, megjithëse përfitojnë nga heqja e TVSH-së në importin e kafshëve, janë të detyruara t’i faturojnë ato me TVSH kur ua shesin blegtorëve të vegjël. Duke qenë se këta të fundit zakonisht nuk janë subjekte të TVSH-së, ata nuk mund ta kreditojnë këtë vlerë, çka rrit koston e blerjes së kafshëve dhe e bën më të vështirë zgjerimin e fermave të vogla. Një tjetër problem lidhet me blerjen e ushqimit për bagëtinë. Drejtues të fermave të mëdha shprehen se blejnë pjesën më të madhe të bazës ushqimore nga fermerët e vegjël, për një vlerë që arrin rreth 30 milionë lekë. Meqenëse këto blerje nuk krijojnë TVSH të kreditueshme, fermat përballen me detyrime të konsiderueshme fiskale, duke paguar sipas tyre nga 2 deri në 3 mln lekë TVSH çdo muaj. Përfaqësuesit e sektorit theksojnë se, ndryshe nga Shqipëria, në vendet e rajonit fermat rezultojnë shpesh me tepricë TVSH-je të kreditueshme, gjë që u lehtëson barrën fiskale dhe përmirëson likuiditetin. Nga ana tjetër, përpunuesit e qumështit e konsiderojnë problem edhe normën 20% të TVSH-së mbi shitjen e produkteve të bulmetit. Sipas tyre, vendet e rajonit aplikojnë norma më të ulëta për produktet e shportës ushqimore, duke i bërë prodhuesit e tyre më konkurrues. Për këtë arsye, ata përsërisin kërkesën për uljen e TVSH-së mbi produktet e përpunuara të qumështit. Përfaqësuesit e sektorit argumentojnë se rishikimi i skemës së TVSH-së do të ndihmonte si fermat e mëdha, ashtu edhe ato të vogla të rrisnin investimet dhe prodhimin vendas. Konkretisht, ata kërkojnë: Uljen e TVSH-së në shitjen e produkteve të shportës ushqimore, përfshirë produktet e bulmetit, në nivelin 8–10%, nga 20% që është aktualisht, si dhe unifikimin e saj me normat e aplikuara në vendet e rajonit; Gjetjen e një mekanizmi që shitja e kafshëve nga importuesit ose grosistët te fermerët të tatohet me TVSH zero ose deri në 8%, ose krijimin e depove doganore ku shitja të marrë bazën përkatëse tatimore; Krijimin e mundësisë që blegtori të zgjedhë vetë kafshën që dëshiron të blejë dhe transaksioni të realizohet me TVSH zero./Monitor P.J/ReportTv.al bagëti TVSH fermerët qumesht Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 854 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?