Në pikat kufitare me ajër të kondicionuar, kontrolli funksionon për mrekulli: turistët italianë tregojnë dokumentet dhe presin vetëm disa minuta më shumë se ç’është e nevojshme. Kaq. Zhurma e hakmarrjes politike ndaj vendimit të ngjashëm të Italisë dëgjohet fort dhe qartë, nga aeroportet deri në zyrat e politikës. “Ndjesia e sigurisë” garantohet nga uniformat luftarake të Gardave Civile. Në pikat kufitare të nxehta, përkundrazi, ata të enklavave spanjolle në Afrikë, Ceuta dhe Melilla, asgjë nuk është kaq e thjeshtë. Qeveria e Madridit vazhdon të mos e kuptojë nëse vërtet po përgatitet një sulm i dytë ndaj pikave kufitare. Në Facebook, TikTok dhe ËhatsApp edhe dje u lëshuan thirrje për mobilizim. Mund të jenë mitomanë pa ndjekës, por mund të jenë edhe mesazhe nga ata që po afrojnë një tjetër valë njerëzish. Hetuesit spanjollë habiten që disa prej llogarive lidhen me telefona jo vetëm marokenë, por edhe nga Egjipti, Algjeria, Tunizia, Libia dhe madje nga vende të largëta si SHBA-të dhe Senegali. Nga ana tjetër, 47% e spanjollëve mendojnë se ideja që vala prej 80 mijë personash ishte e koordinuar nga Maroku është e mundshme. LEXO edhe...Analiza: Pse po largohen të rinjtë çdo vit nga rajoni i Ballkanit? Agjentët e forcave të rendit të dërguar në Ceuta nuk kthehen në shtëpi. Gjendja e alarmit mbetet e lartë. Përveç një emergjence të re të mundshme, ende mbeten dy probleme të hapura nga kriza e 30 korrikut: të miturit e pashoqëruar dhe afrikanët subsaharianë. Pothuajse të gjithë 70–80 mijë marokenët që kishin mbërritur në Ceuta u kthyen sapo kuptuan se ishin mashtruar nga zhurma në internet dhe se nuk kishte viza të lehta për të gjithë. Autoritetet spanjolle i kanë strehuar të miturit dhe po kërkojnë familjet e tyre në Marok. Janë regjistruar 1 340 të mitur, por thuhet se ka edhe 5 mijë të tjerë që enden nëpër enklavë. Në Ceuta ka vetëm rreth njëqind vende të disponueshme për ta. Prandaj, të gjitha institucionet e mbështetjes së fëmijëve janë mobilizuar, duke paralizuar çdo veprimtari për banorët. Qeveria e enklavës do të donte t’i shpërndante në komunitete të tjera autonome spanjolle, por qeveritë lokale të djathta kundërshtojnë. Për kryeministrin Pedro Sánchez kjo është një garë me pengesa. Transferimi i disa qindra të rinjve mund t’u japë frymë forcave të djathta spanjolle dhe evropiane. Do të binte teza e mbështetur deri tani, sipas së cilës kush mbërrin në Ceuta, qëndron në Ceuta. Nëse transferohen, të rinjtë do të hynin realisht në zonën Shengen, edhe pse pa liri lëvizjeje. Kryeministrin socialist e këshillon gjithashtu të tregohet i kujdesshëm një sondazh i porositur nga gazeta El M. 46% e votuesve nuk janë në favor të rishpërndarjes së emigrantëve, kundrejt vetëm 30% që janë shumë ose mjaftueshëm dakord. Çmimin e përplasjeve politike e paguajnë më të dobëtit: rreth një mijë të mitur të grumbulluar në kushtet më të këqija. Sa më shpejt të gjenden familjet, aq më shpejt kriza do të pushojë së bëri lajm dhe aq më shpejt do të veprohet me arsye. Por nuk do të jetë e lehtë. Problemi i dytë i Sánchez janë afrikanët subsaharianë që kanë mbetur. Ata nuk kishin dokumente për të qëndruar në Marok dhe nuk kanë as në Ceuta. Zakonisht Maroku shërben si barrierë e jashtme e Bashkimit Evropian dhe e ndalon në territorin e vet imigracionin nga Afrika subsahariane. Sipas “kryetarit të bashkisë” së Ceutës, ata mund të jenë 11 mijë. Shumë prej tyre kishin mbërritur edhe para 30 korrikut. Janë vendosur në kampe nëpër shkurre dhe rreth 1 500 prej tyre, më të fotografuarit, ndodhen në një plazh. Ndërtojnë kasolle, ndezin zjarre në rërë dhe janë organizuar në grupe për të mbajtur të pastër bregun. Mysafirë shembullorë. I pret procedura e kërkesës për azil, e cila mund të zgjasë me vite. Edhe ata, herët a vonë, do të rishpërndahen. Nga Maroku vijnë shenja të një bashkëpunimi më të madh. Nëse është e vërtetë hipoteza që e interpreton valën e 30 korrikut si hakmarrjen e Rabatit ndaj afrimit të Madridit me Algjerinë për çështjen e Saharasë Perëndimore, atëherë duket se mbreti Mohammed VI tashmë e konsideron veten të kënaqur. Një gjykatë marokene dënoi 7 taksistë për transportimin e emigrantëve aspirantë drejt Ceutës. Gjashtë muaj burg për secilin dhe një mijë dollarë gjobë. Sindikata e përbashkët protestoi kundër një dënimi “të ashpër dhe të padrejtë” ndaj punëtorëve që thjesht kishin bërë punën e tyre. Mesazhi i dënimit, megjithatë, duket se është se barriera marokene kundër nisjeve drejt Evropës po rivendoset. Në qetësimin e klimës së bashkëpunimit mund të ndihmojë edhe polemika e disa forcave politike rreth Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2030. Organizimi i tij i është besuar bashkërisht Spanjës, Portugalisë dhe, pikërisht, Marokut. Në Madrid ka tani nga ata që thonë se bashkëpunimi ishte një gabim. Në Rabat i dëgjojnë dhe përshtaten./Corriere P.J/ReportTv.al emigrante Pedro Sánchez spanje Ceuta Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 854 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

