Lajme Zone
‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë

Dy vëllezërit morën dëmtime në kokë dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas të 4 personat e përfshirë në sherr u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, për të dhënë sqarime për ngjarjen.

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, e njohur edhe si Radaneci. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se të përfshirë në konflikt janë 4 persona, ku dy prej tyre janë vëllezër. LEXO edhe...RENEA operacion në Korçë për kapjen e një personi të dënuar për vrasje, dështojnë ta arrestojnë! (EMRI) Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dy vëllezërit janë zënë me dy komshinj të tjerë për motive të dobëta. Konflikti ka degraduar në përplasje fizike dhe kanë mbetur të plagosur lehtë në kokë dy vëllezërit të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, dy vëllezërit dhe dy personat e tjerë janë shoqëruar drejt komisariatit për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Zhurma që bënin fëmijët teksa luanin në lagje është arsyeja e konfliktit. Në sherr dyshohet se janë përdorur sende të forta (drurë) por fatmirësisht nuk ngjarja nuk solli pasoja të rënda. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes. R.Xh/ReportTv.al Korce sherr konflikt plagosje Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.7% Vota total: 5645 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?