Lajme Zone
“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”/ Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, ja si reagon ai
PolitikëTop Channel

“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”/ Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, ja si reagon ai

Një grup protestuesish në Tiranë, kanë shkuar në takimet në kuadër të Pranisë Besnike të PS, drejtuar nga ministri Sofjan Jaupaj.

Një grup protestuesish në Tiranë, kanë shkuar në takimet në kuadër të Pranisë Besnike të PS, drejtuar nga ministri Sofjan Jaupaj. Ata i janë drejtuar ministrit me pyetjen se përse nuk e shfuqizoni ligjin 21/2024, ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur se nuk ishte vendi dhe koha për këto pyetje, duke i ftuar që të ulen dhe të diskutojnë për problematikat që i shqetësojnë.

“Jam duke i bërë negociata siç duhet për BE, nuk është as vendi as momenti për këtë”, dëgjohet ai t’u thotë të rinjve protestues.

“Nuk jam këtu për të bërë reels e radhës, jam këtu si drejtues i njësisë numër 7”, shton ai më tej, kur ata nuk pranojnë të ulen por vijojnë me pyetjen për ligjin 21/2024.

Pamjet e videos janë shpërndarë nga vetë grupi i protestuesve, të cilët shprehen se Prania Besnike nuk është takim i hapur, por se në të marrin pjesë “organizata socialiste”. Top Channel