Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Pse diaspora duhet të na tregojë çfarë të bëjmë? Ku janë shqiptarët që jetojnë këtu!”/ Selmani: Rëndësia e protestës qëndron jo vetëm te numrat, por dhe te mesazhi!


Erion Selmani ka komentuar protestën dhe rolin e shoqërisë civile, duke e konsideruar atë një reagim të shëndetshëm, veçanërisht kur zhvillohet në mënyrë paqësore.

Erion Selmani ka komentuar protestën dhe rolin e shoqërisë civile, duke e konsideruar atë një reagim të shëndetshëm, veçanërisht kur zhvillohet në mënyrë paqësore. I ftuar në News24, Selmani e krahasoi protestën me sistemin imunitar të një organizmi. “Protestën e një shoqërie civile e shoh si sistem imunitar të një trupi. Për mua është e shëndetshme, sidomos kur është paqësore. Deri tani nuk kemi pasur presione! Duhet të jem korrekt!”, tha Selmani. Ai u ndal edhe te pjesëmarrja e diasporës në protestë, ndërsa nesër pritet që mërgata të vijë në Tiranë, duke vënë në dukje se një pjesë e emigrantëve janë rikthyer në Shqipëri në muajin shtator, ndërsa theksoi se shumica e tyre, sipas tij, nuk janë të angazhuar politikisht. “Diaspora, disa prej tyre nuk kanë ardhur në gusht, për t’u rikthyer në shtator. Pjesa dërrmuese e atyre që vijnë nga diaspora janë të paangazhuar në politikë”, u shpreh ai. Sipas Selmanit, ndikimi i një proteste nuk matet vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga mesazhi që ajo përcjell. “Rëndësia e protestës qëndron në numra, por dhe te mesazhi”, tha ai. Megjithatë, Selmani ngriti një pikëpyetje lidhur me rolin e diasporës në zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri. “Unë kam një brengë. Ne jetojmë këtu, Shqipëria ka qytetarët e vetë që jetojnë këtu. Pse duhet të vijë një karvan nga diaspora për të na treguar neve se çfarë të bëjmë?”, tha Selmani. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta