Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“PS nuk ka bërë analizë konkrete, dështoi të bënte transparencë”/ Erl Murati: Shkrirja e bashkive të vogla nuk u paralajmërua. Qytetarët ndihen të tradhtuar nga partia në pushtet


Në një intervistë në “News24”, analisti Erl Murati komentoi, propozimin e PS për reformën territoriale për shkrirjen e bashkive, për të cilën u shpreh se interesi publik duhet të jetë çështja më kryesore.

Në një intervistë në “News24”, analisti Erl Murati komentoi, propozimin e PS për reformën territoriale për shkrirjen e bashkive, për të cilën u shpreh se interesi publik duhet të jetë çështja më kryesore. Ai tha se protesta e sotme e mbajtur nga banorët duhet të dëgjohen. Më tej gjatë intervistës theksoi se Partia Socialiste dështoi që të bënte transparencë për qytetarët, duke ngritur edhe dyshime se reforma bëhet edhe për interesa politike të PS. “Në Shqipëri skandalet korruptive të lidhura me segment të caktuara të qeverisjes mbivendosen me njëra tjetrën.Është një pikëpyetje e madhe mbi interesin që do të kenë qytetarët në këtë projekt. Mendoj që PS ka dështuar në këtë projekt, sepse fillimisht duhet të pranojë edhe dështimin e reformës së kaluar territoriale. Dhe nuk kam parë asnjë shembull konkret se si kjo formulë ka dështuar dhe se formula e ardhshme nuk do të përfi si e para”, tha ai. Sipas analistit Murati, nuk është dëgjuar as zëri i ekspertëve të pushtetit vendor dhe as zëri i drejtuesve aktualë.

“Qytetarë të këtyre bashkive që në fund të fundit ata i kërkojnë votën mund të ndihen edhe të tradhtuar nga partia në pushtet, sepse i ka ardhur si rrufe. Sepse shkrirja e bashkive të vogla nuk është paralajmëruar”, shtoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: erl murati PS