Lajme Zone
PS kërkon 84 vota/ A rrezikohet Reforma Territoriale e Ramës?
PolitikëPolitiko

PS kërkon 84 vota/ A rrezikohet Reforma Territoriale e Ramës?

Reforma Territoriale, e hartuar nga Partia Socialiste, pritet të përballet me një votim të rëndësishëm këtë të enjte në Kuvend, ku mazhorancës i duhen të paktën 84 vota për miratimin e saj. Pas largimit të Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, PS numëron 82 deputetë. Për të arritur shumicën e kërkuar, mazhoranca pritet të mbështetet edhe te tre votat e deputetëve të Partisë S

Reforma Territoriale, e hartuar nga Partia Socialiste, pritet të përballet me një votim të rëndësishëm këtë të enjte në Kuvend, ku mazhorancës i duhen të paktën 84 vota për miratimin e saj. Pas largimit të Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, PS numëron 82 deputetë. Për të arritur shumicën e kërkuar, mazhoranca pritet të mbështetet edhe te tre votat e deputetëve të Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi.

Por brenda vetë socialistëve, Reforma Territoriale ka hasur kundërshti.

Deputeti Erion Braçe ka mbajtur qëndrimin kundër draftit, ndërsa Vullnet Sinaj, i cili kishte votuar kundër në mbledhjen e mëparshme të grupit, ka ndryshuar qëndrim dhe këtë herë ka votuar pro.

Me ndryshimin e qëndrimit të Sinajt, mazhoranca synon të sigurojë 84 votat e nevojshme, nëse tre deputetët e PSD-së votojnë pro dhe deputetët e PS-së që mbështesin draftin e konfirmojnë qëndrimin edhe në seancën plenare.

Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te qëndrimi përfundimtar i Braçes dhe te votat që do të sigurojë mazhoranca për arritjen e shumicës së cilësuar.

Megjithatë, situata mbetet e tensionuar, pasi Rama u ka bërë të qartë deputetëve socialistë se Reforma Territoriale është një vendim politik i PS-së dhe se ata që votojnë kundër rrezikojnë largimin nga partia.

Drafti parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 njësive vendore. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm