Lajme Zone
PS e PD përplasen për pagat e drejtësisë/ Balla: I cakton Kuvendi, më 17 shtator votojmë për formulën e re! Bardhi: Votë kundër, futët gjykatat në kolaps
PolitikëShqiptarja

PS e PD përplasen për pagat e drejtësisë/ Balla: I cakton Kuvendi, më 17 shtator votojmë për formulën e re! Bardhi: Votë kundër, futët gjykatat në kolaps

Mazhoranca thotë se do t’i jap zgjidhje ngërçit të pagave të sistemit të drejtësisë që në seancën e parë të rregullt të sesionit të ri, më 17 shtator. Kreu i grupit të PS e bëri të qartë se do të vijohet me shqyrtimin e projektligjit të depozituar në korrik, që e rrit pagën referencë të magjistratëve me 0.2% të pagës së Presidentit, e cila mbahet sërish si bazë.

Përplasja e parë e opozitës dhe mazhorancës në nisje të sesionit të ri plenar ishte për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mbledhjen e konferencës se kryetarëve, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, akuzon kuvendin se po çon drejt kolapsit sistemin e drejtësisë për shkak të mosmiratimit të një formule të re për pagat e tyre. “Vota jonë është kundër, propozimi i paraqitur është në kundërshtim me standardet që ka vendosur kushtetuesja. Nuk mund të votojmë një iniciativë që nuk reflekton në formën e plotë vendimin e gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi. LEXO EDHE:Zjarret në vend, PD akuza qeverisë: Nuk shuhen me propagandë, Rama dështoi edhe këtë sezon! Qytetarët s’janë dëmshpërblyer Ndërsa Taulant Balla, kreu i grupit të mazhorancës, thotë se janë ndjekur të gjitha hallkat procedurale e kushtetuese dhe se kjo çështje do të marrë zgjidhje me 17 shtator, në seancën e parë të rregullt të sesionit. “Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator”, theksoi Balla. Por qëndrimi i socialistëve në këtë drejtim është i qartë për pretendimet e magjistratëve. “Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, vijoi Balla. Në përcaktimin e pagës KLGJ e KLP u bazuan si referencë në rrogën e drejtorit në Kryeministri, duke e argumentuar këtë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por vetë kushtetuesja thoshte se paga referuese duhej si zgjidhje për pagesat e prapambetura dhe i linte dorë të lirë Kuvendit ta caktonte vetë formulën, me kushtin që të rregullonte uljen e fshehtë të ligjit pararendës. Këtë pjesë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka pasur parasysh Partia Socialiste kur përmes dy deputetëve depozitoi në Kuvend një draft që mbante si bazë të pagave në sistemin e drejtësisë atë të presidentit, me një rritje me 0.2 përqind nga ajo e mëparshmja, gati 8-fish më pak nga referenca që përcaktuan vetë KLGJ e KLP Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:53 Pagat e drejtësisë/ Bardhi: Projektligji i 2 deputetëve të PS bie ndesh me vendimin e Kushtetueses, nismën duhej ta sillte qeveria (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur detyrimin për të propozuar projektligjin për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar situatën e krijuar cenim të pavarësisë së sistemit gjyqësor. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se nisma e dy deputetëve socialistë bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se sistemi gjyqësor po futet në kolaps.“Cenim i pavarësisë së sistemit gjyqësor. Kemi dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve diçka të pavërtetë. Kemi dëgjuar Kryeministrin se kompetencën për të propozuar pagat e ka Këshilli i Ministrave dhe të drejtën për të miratuar pagat e ka Kuvendi i Shqipërisë. Dua të informoj se, sot që flasim Këshilli i Ministrave nuk e ka ushtruar detyrimin për të propozuar projektligj për pagat e magjistratëve. Nuk është detyrë e deputetëve të propozojnë pagat apo çështje që prekin buxhetin e shtetit në raport me një sistem tjetër. Këshilli i Ministrave do duhej të kishte përmbushur këtë përgjegjësi të tij në raport me pushtetin gjyqësor. Fondet buxhetore menaxhohen nga Këshilli i Ministrave.Ligji i propozuar nga dy deputetë socialsitë është në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses. Nuk kanë aftësinë për të përllogaritur pagat, as kapacitetin për të interpretuar një vendim të Kushtetueses. Vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për zbatim, prandaj duhej të bashkëvepronte Këshilli i Ministrave me Kuvendin. Sot që flasim, në njërën nga gjykatat e vendit administrata nuk po ofron shërbime për qytetarët. Sistemi gjyqësor futet në kolaps”, tha Bardhi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:21 Pagat e drejtësisë/ Balla: Kompetenca për t’i caktuar i takon vetëm Kuvendit, pr.ligji kalon për miratim më 17 shtator (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se projektligji i dy deputetëve socialistë që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet dhe do të kalojë për miratim më 17 shtator. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Balla tha se projektligji është depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja, ndërsa theksoi se në një shtet demokratik kompetenca për përcaktimin e pagave i takon Kuvendit.“Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon. Kemi parashikuar shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji në datën 17 shtator.Në demokraci, secili ka këndvështrimin e vet, jurisprudenca nuk është ekzakte. Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një projektligj që nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.Atyre që iu djeg barku, që kur iu teket shkojnë e shajnë me libër shtëpie prokurorë dhe gjyqtarë dhe sot mendojnë se duhet të mbështesin pagat e gjyqtarëve... Si qytetar mendoj se, në një shtet demokratik, me ndarje të pushteteve, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit. Prisni të flasë Kuvendi”, tha Balla. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:58 Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi! Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, iu përgjigj Gazment Bardhit për ngërçin e pagave në sistemin e drejtësisë, duke deklaruar se mazhoranca e ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në Konferencën e Kryetarëve, Balla tha se PS ka depozituar projektligjin që adreson këtë çështje, ndërsa theksoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë e Parlamentit dhe jo e gjykatave.“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.Duke iu drejtuar opozitës, Balla tha se socialistët nuk protestojnë kundër gjykatave dhe respektojnë vendimet e Kushtetueses. Ai nënvizoi se në botën demokratike përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë ekskluzive e Parlamentit dhe se respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve mbetet thelbësor për funksionimin e shtetit ligjor. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:29 Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ngritur në Konferencën e Kryetarëve çështjen e pagave të drejtësisë. Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë se nuk respektojnë Kushtetutën dhe se sot gjykatat janë në krizë pikërisht se nuk u zbatua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për një formulë të re për llogaritjen e pagave të magjistratëve.“Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.Bardhi akuzoi Peleshin se e mbylli sesionin parlamentar duke shkelur kushtetutën dhe e nisi po njësoj."Ju jeni kryetari i Kuvendit i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën. Në hierarkinë e normave ju nuk vendosni Kushtetutën e Shqipërisë, por urdhrat e Këshillit të Ministrave. Na folët këtu se si do të jetë sesioni i ri parlamentar, por ju po e nisni këtë sesion duke shkelur Kushtetutën. E mbyllët sesionin e kaluar duke shkelur Kushtetutën, tani po e nisni me shkelje kushtetuese. Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin dje. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën." SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: taulant balla gazment bardhi pagat e drejtesise PD PS Kuvend 8 shtator 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Popull: 08/09/2026 13:48 O Bardhi sillu mire se do te turrin Zeqinen. Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.2% Vota total: 1746 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?