Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën të gjejnë konsensus as aty, duke i ndarë votat sipas përkatësisë politike, 7 vota pro mazhoranca e 7 kundër opozita. Deklarata e përbashkët si rregull pritet të miratohet në përfundim të takimeve periodike mes parlamentarëve shqiptarë dhe atyre të Unionit dhe përmban vlerësimet për ecurinë e anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por këtu palët ndahen. Kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se "të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste". LEXO EDHE:'Rilindja Urbane 2.0'/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste Sepse #ShqipëriaNukNdalet Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë Sepse #PartiaSocialisteNukNdalet Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Rama, duke shkruar se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Be-Shqipëri, miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga PS. Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si ‘klloun të korruptuar’ dhe ‘zar të krimit të organizuar’. Partia Socialiste bëri sot të ditur se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, pikërisht në frymën konsensuale që duhet të karakterizojë një proces kaq të rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:11 Bardhi: Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin të gjithë si kloun të korruptuar, eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Edi Rama. Bardhi shkruan se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Be-Shqipëri, miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga PS.Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si ‘klloun të korruptuar’ dhe ‘zar të krimit të organizuar’.Postimi i Gazment Bardhit VLERËSIMI: ★✩✩✩✩Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar!Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë.Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfni në koshin e plehrave të historisë!Sqarim për qytetarët:Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi.Amendamentet e miratuara kërkonin:* ndalimin e blerjes së votës, patronazhimit dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore;* rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;* respektimin e standardeve europiane për imunitetin parlamentar;* mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë;* transparencë për PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike;* mbrojtjen e pronës, zonave të mbrojtura dhe lirisë së medias.Një lojë me letra bixhozi në një lokal të Strasburgut mund të jetë e vetmja dorë që fitoi delegacioni i PS-së. Sepse në tavolinën politike të Europës, eurodeputetët u bashkuan me opozitën për të miratuar amendamente që denoncojnë pikërisht modelin e qeverisjes së Edi Ramës: blerjen e votës, patronazhimin, korrupsionin, kapjen e shtetit, cenimin e pavarësisë së drejtësisë, PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike. K.B/Shqiptarja.com Share K.M/Shqiptarja.com TAG: edi rama parlamenti europian PS PD Sondazhi i ditës:
9 Korrik, 15:08
Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.5% Jo 32.6% Disi 4.9% Vota total: 2375 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

