Lajme Zone
PS “dhuratë” opozitës listën me 41 projektligje që duhen miratuar për integrimin europian, Top Channel publikon përmbajtjen
PolitikëTop Channel

PS “dhuratë” opozitës listën me 41 projektligje që duhen miratuar për integrimin europian, Top Channel publikon përmbajtjen

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimit me opozitën.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimit me opozitën. Ai deklaroi se “ Puna jonë në këtë sesion duhet të eci me ritëm tjetër, që kërkon procesin e negociatave. Na ka kërkuar sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike që të marrim nga qeveria listën e të gjitha ligjeve që duhet të miratojmë në këtë sesion. Në fund të kësaj seance, përmes ministres së Marrëdhënieve të Parlamentit, do t’i drejtohet zyrtarisht grupit parlamentar të Partisë Demokratike”.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se kjo kërkesë e opozitës është plotësuar nga Taulant Balla dhe në fund të seancës i është dorëzuar lista e ligjeve që duhen përafruar për anëtarësimin e plotë në BE.

Lista që disponohet nga Top Channel ka 41 projektligje të cilat duhet të diskutohen në komisionet parlamentare dhe më pas votohen nga kuvendi për të avancuar me mbylljen e kapitujve. Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Akuakultura Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Ligjin Nr.64/2012 “Për Peshkimin”” – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Kapitulli 7 – Pronësia Intelektuale Projektligji “Për ndryshime në Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit” (i ndryshuar)” – Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projektligji “Për disenjot” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për Treguesit Gjeografikë dhe Produktet Artizanale dhe Industriale” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025 “Për markat tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025 “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare Projektligj “Për Bankën e Shqiperisë” – Ministria e Financave

Projektligji “Për krijimin e Këshillit Fiskal” – Ministria e Financave Kapitulli 4 – Levizja e Lire e Kapitalit Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.133/2013 “Për sistemin e pagesave” – Ministria e Financave

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave” – Ministria e Financave

Projektligji “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” – Ministria e Financave Kapitulli 5 – Prokurimi Publik Projektligj “Për disa shtesa e ndryshime të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar” – Agjencia e Prokurimit Publik

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” – Ministria e Mbrojtjes Kapitulli 16 – Tatimet Projektligji “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor” (DAC 1) – Ministria e Financave

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” (DAC2) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të vendimeve tatimore ndërkufitare në avancë dhe Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë (MÇA)” (DAC3) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të detyrueshëm të informacionit mbi marrëveshjet ndërkufitare të raportueshme” (DAC 6) – Ministria e Financave

Projektligji “Shkëmbimi automatik i informacionit nga operatorët e platformave digjitale” (DAC7) – Ministria e Financave

Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto asetet” (DAC 8) – Ministria e Financave

Projektligji “Për deklaratën informative të tatimit shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj” (DAC9) – Ministria e Financave Kapitulli 9 – Shërbimet financiare Projektligji “Për mbikëqyrjen plotësuese të institucioneve të kreditit, ndërmarrjeve të sigurimeve dhe firmave të investimit në një konglomerat financiar” – Ministria e Financave

Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteteve” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Financave Kapitulli 15 – Energjia Projektligji “Për efiçiencën e energjisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për përcaktimin e kërkesave për projektimin ekologjik të produkteve me ndikim në energji” (Ekodizajn) – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Kapitulli 14 – Politika e Transportit Projektligji “Për ndryshimin e Ligjit nr.118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për masat për të ulur koston e vendosjes së rrjeteve të komunikimit gigabit” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projektligji “Për bllokimin gjeografik dhe format e tjera të diskriminimit bazuar në kombësinë, vendbanimin ose vendin e themelimit të klientëve brenda tregut të brendshëm” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Projetligji “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar” – Ministria e Drejtësisë Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës Projektligji për ndryshime në Ligjin nr. 9374/2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore Projekligji “Për financimin e partive politike” – Kuvendi

Projektligj “Për donacionet dhe sponsorizimet” – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Top Channel