Kryeministri Edi Rama në një takim me efektivët këtë të hënë solli në vëmendje rastin e një protestueseje e cila pati një përplasje me një efektive policie.
Sipas Ramës, protestuesja e veshur si e dalë nga instagrami, iu drejtua polices me një fjalor rrugaçëror prej burri të dehur nga simbolet e protestës.
Kryeministri shprehet se shoqëria nuk mund ta justifikojë dhe tolerojë flamën e vulgaritetit. “E veshur kokë e këmbë, si e dalë nga instagrami dhe me kufje në vesh që i kthehej vajzës me uniformë me një fjalor rrugaçërror prej burrash të dehur nga simbolet e protestës. Si mund të jetë shoqëria shqiptare sot e gatshme ta justifikojë dhe jo më ta tolerojë këtë flamë vulgariteti”, tha Rama./ CNA View this post on Instagram A post shared by CNA TV (@cnatv.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

