Lajme Zone
Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Një grup personash kanë tentuar të protestojnë në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Pas bllokimit të qarkullimit, ka ndërhyrë menjëherë Policia, e cila ka shoqëruar disa prej protestuesve. Ndërhyrja e uniformave blu ka bërë të mundur zhbllokimin e nyjës dhe rikthimin e lëvizjes së automjeteve.

Protesta ka ndodhur në një moment kur trafiku në kryeqytet është i rënduar për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor. Situata ka sjellë përkohësisht vështirësi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi është normalizuar.