Lajme Zone
Polici grushton në bark protestuesin, shoqërohen me forcë disa të tjerë
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Polici grushton në bark protestuesin, shoqërohen me forcë disa të tjerë

Disa protestues kanë bllokuar mëngjesin e sotëm nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një prej akseve më të ngarkuara të Tiranës.

Disa protestues kanë bllokuar mëngjesin e sotëm nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një prej akseve më të ngarkuara të Tiranës.

Për shkak të tensioneve dhe trafikut të krijuar, Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët kishin dalë për të protestuar që në orët e para të mëngjesit.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar me forcë nga efektivët e Policisë. Në pamjet e mëposhtme duket momenti kur një efektiv i forcave “Shqiponja” godet me grusht në bark një prej protestuesve.

Ndërkohë, disa protestues të tjerë shihen teksa shoqërohen drejt furgonëve të Policisë ndërkohë që trafiku vijon të jetë i paralizuar në të gjithë Tiranën.