Pasi bllokuan për disa minuta rrethrrotullimin e Zogut të Zi me një kosh mbeturinash, të cilit i vunë flakën, protestuesit kanë vijuar marshimin në Unazën e Tiranës. Marshimi po zhvillohet i qetë, pa konfrontime me efektivët e policisë, pasi protestuesit janë lejuar të lëvizin lirshëm dhe po shoqërohen në distancë nga forcat e rendit. Gjatë marshimit në Unazën e Tiranës, protestuesit po marrin koshat e mbeturinave që gjejnë përgjatë rrugës dhe po i vendosin në itinerarin ku kalojnë. Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash
