Lajme Zone
Protestuesit sulmuan selinë e PS-së, Balla akuza Berishës: Largoji njerëzit që çove atje! Janë të paguar nga ti, Shehaj, Qorri dhe duart e huaja! Koçiu: Më pak dhunë, më shumë Europë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit sulmuan selinë e PS-së, Balla akuza Berishës: Largoji njerëzit që çove atje! Janë të paguar nga ti, Shehaj, Qorri dhe duart e huaja! Koçiu: Më pak dhunë, më shumë Europë

Sulmi ndaj fasadës së selisë së Partisë Socialiste në Tiranë ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, ai iu drejtua publikisht Sali Berishës

Pak minuta pasi protestuesit sulmuan fasadën e selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka kërkuar Sali Berishës të largojë njerëzit e mbledhur aty, duke e akuzuar se qëndron pas sulmit dhe akteve të dhunës që po trondisin kryeqytetin prej 6 ditësh. “O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste!. Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla në Facebook, në postimin e rradhës në rrjete sociale përmes të cilave ia atribuon Berishës aktet e paprecedenta të dhunës që janë parë në kryeqytet këto ditë. Lidhur me situatën e tensinuar nga protesta ka reaguar edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalin dhunën dhe të dialogojnë me institucionet. Ajo theksoi se Shqipëria s'ka nevojë për më shumë kaos, por për më shumë demokraci dhe Europë. LEXO EDHE:Tirana në kaos, protestuesit e dhunshëm ‘zbrazin’ sasi të mëdha molotovi pranë Ministrisë së Brendshme “Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë. Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci. Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog”, ka shkruar Koçiu në rrjetet sociale. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:01 Sulmet me gurë e molotovë të protestuesve të maskuar, Koçiu thirrje për dialog: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos, por për më shumë Europë Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për situatën e tensionuar në Tiranë, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve mbi institucionet, bizneset private dhe efektivët e Policisë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu bën thirrje për ndaljen e dhunës, pasi sipas saj, Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos, por ‘për më shumë Europë’.Teksa bën thirrje për dialog mes protestuesve dhe Qeverisë, Koçiu thekson se vendi ka nevojë për më shumë demokraci.Reagimi i Koçiut:Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron.Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë.Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci.Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 12:31 Përplasjet e dhunshme në Tiranë, Pirro Vengu: Policia meriton mbështetje, por protestuesve s'duhet t’u mbytet zëri! Mazhoranca të dëgjojë arsyet që nxorën njerëzit në rrugë Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit në Tiranë, por ka theksuar se mbështetja për efektivët nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Në një postim në rrjetet sociale, ai iu drejtua sot protestuesve duke u kujtuar se kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari. “Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin”, shkruan Vengu.Deputeti socialist thekson gjithashtu se mazhoranca ka përgjegjësinë të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të përballet me arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë. “Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim”, shprehet ai, ndërsa kërkon që të mos përhapen lajme të pakonfirmuara për viktima apo mesazhe që nxisin hakmarrjen.Reagimi i plotë:Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra.Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin.Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim.Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen.Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është e njëjta përgjegjësi publike. Sonte, nesër dhe kurdoherë duhet ta ushtrojmë me qetësi, vendosmëri dhe njerëzi. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: qeveria Albana Koçiu protestat kunder qeverise PS taulant balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento ylli: 18/10/2026 16:40 DIGJENI PS..DHE PD.....DHE. ATA QE JANE BRENDA TE RRIHEN GJER NE VDEKJE..... Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5626 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?