Sali Berisha dënoi reagimin e policisë ndaj protestuesve duke i vënë gishtin kryeministrit Rama si urdhërues të dhunës. “Në reagimin e tij, pak të thuash shtazor ndaj protestës paqësore të studentëve, theu kocka dhe çau kafka si askush tjetër ndaj tyre. Ndaj dhe duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, dënoj me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve të urdhëruar nga Edi Rama”, tha Berisha. LEXO edhe...Ekskluzive/ Report Tv brenda Ministrisë së Arsimit, shkatërrim, gurë e dokumente të djegura! Çfarë la pas sulmi i dhunshëm Kreu i Partisë Demokratike u bëri thirrje gjimnazistëve të vijojnë me bojkotin mësimor, ndërsa mësuesit duhet t’i mbështesin. “U bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve të bojkotojnë mësimet, shkollën për të shpëtuar ëndrrën e tyre më të bukur, të ardhmen e tyre, të familjes, shoqërisë dhe vendit. U bëj thirrje mësuesve, pedagogëve të bashkohen me studentët dhe nxënësit e tyre, të mos harrojnë se mësimi i parë i misionit të tyre është që ata në çdo rrethanë duhet të jenë në anën e nxënësve. Asnjë tentativë siç po ndodh në disa raste për të kërcënuar studentët, maturantët e nxënësit nuk do të mbetet pa ndëshkuar”, tha Berisha. Të njëjtin apel pati edhe për bizneset, ndonëse prej së martës e akoma më shumë dje, bizneset kanë qenë pre e sulmeve të protestuesve që i kanë shkatërruar dhe grabitur. “U bëj thirrje biznesmenëve, të bashkohen me studentët, mos bini viktimë e narkopropagandës. Këta vajza e djem që përballen me policinë, e kanë edhe për biznesin tuaj, për shtetin ligjor, për biznesin tuaj. Nuk është e drejtë që në Tiranë e rrethe të derdhen mijëra të rinj, ndërsa ti mos të shpallësh një grevë në solidaritet me ta. Sigurisht, ke frikë nga sanksionet, por atij po i thyhen kockat dhe po e bën për ty. Është e pafalshme indiferenca e bizneseve të vogla. Nuk mund të keni kurrë aleatë si ata”, tha Berisha. Kryedemokrati mbështeti protestën dhe i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Rama. “Në këtë orë të historisë, çdo shqiptar mes narkoregjimit të urryer dhe studentëve liberatorë, duhet të bëjë zgjedhjen e tij. indiferenca është zgjedhja më e keqe ndja bashkohu me protestuesit. PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. I kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen. Është tërësisht i pashpresë. Nëse i ka mbetur edhe një gram arsye njerëzore, të marrë kurajë dhe të japë dorëheqjen”, tha Berisha. E njëjta kërkesë u shpalos edhe për efektivët e uniformave blu që sipas Berishës, s’janë të përlyer dhe po përdoren si mish për top. “Rama e pa mbrëmë kush ishin luanët e fushëbetejës, të mos përdorë policisë si mish për top. Iu bëj thirrje anëtarëve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përlyer me drogën e krimin, të japin dorëheqjen”, përfi Berisha. Lajm në përditësim... P.J/SI.E./ReportTv.al sali berisha PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23.2% Jo 73.6% Disi 3.2% Vota total: 3171 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

