Protestuesit kanë sulmuar xhamat e një qendre tregtare pranë Kalasë së Tiranës, duke thyer xhamat e godinës. Ata kanë thyer xhamat e jashtëm të qendrës tregtare. Pas incidenteve, në zonë ka ndërhyrë policia.
Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje dhe akte dhune në disa zona të Tiranës.
Gjatë orëve të fundit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të institucioneve, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Top Channel

