Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. Një turmë e madhe e të rinjve protestues janë afruar duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të selisë së PS, ndërkohë që kordoni i policisë më i paktë në numër ka bërë një hap pas duke mos arritur të shmangim sulmin. Polica ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të cilët janë shpërndarë në zonën rreth Bankës së Shqipërisë dhe Rrugës së Kavajës. Mësyjnë drejt selisë së PS, i thyejnë xhamat! Nis hedhja e gazit lotsjellës! Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2026
