Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit para Kryeministrisë, Rama në zyrë! Shefi i qeverisë publikon VIDEON: Thirrja 'Rama jepe dorëheqjen' më ekzalton! Mbledhja e Grupit të PS nesër, reflektim mbi ‘bulevardin e flamingove’


Ndërkohë që protesta e 54-të radhazi kundër tij po zhvillohej para Kryeministrisë, Edi Rama ndodhej në zyrë në katin e dytë të godinës duke shkruar fjalimin që do të mbajë nesër në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Kabinetit Qeveritar. Këtë e ka bërë vetë me dije kryeministri përmes një videoje në rrjetet sociale, në sfond të së cilës dëgjohet shumë qartë thirrja "Rama jepe dorëheqjen

Ndërkohë që protesta e 54-të radhazi kundër tij po zhvillohej para Kryeministrisë, Edi Rama ndodhej në zyrë në katin e dytë të godinës duke shkruar fjalimin që do të mbajë nesër në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe Kabinetit Qeveritar. Këtë e ka bërë vetë me dije kryeministri përmes një videoje në rrjetet sociale, në sfond të së cilës dëgjohet shumë qartë thirrja "Rama jepe dorëheqjen", që protestuesit e mbledhur në bulevardin :Dëshmorët e Kombit" thërrisnin në kor. LEXO edhe...Alban Daci: Tranzicioni i lodhur Shefi i ekzekutivit ironizon protestuesit duke thënë se e ekzalton thirrja për dorëheqjen e tij, ndërsa fton qytetarët që të ndjekin fjalimin ditën e nesërme. “Përshëndetje, nuk e di a dëgjoni. Kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor Rama jepe dorëheqjen më “ekzalton”. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 09; 30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, shprehet Rama. Mbledhja e kreut të qeverisë me ministrat dhe deputetët e PS do të zhvillohet në orën 9:30 në Pallatin e Brigadave. Kjo mbledhje përkon me fundin e sesionit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të bëjë bilancin e punës për drejtimin e Kuvendit, ndërsa kreu i grupit socialist Taulant Balla do të raportojë mbi aktivizimin e deputëtëve në parlament dhe komisione. Takimi pritet të përmbyllet me fjalën e kryeministrit Rama, ndërsa prej ditësh përflitet edhe mundësia për ndryshimeve në qeveri. Share K.M/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 28% Nuk e di 7.8% Vota total: 5525 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?