Lajme Zone
Protestuesit ndjekin deputeten e PS-së teksa hyn në Parlament: Nuk i përfaqëson gratë (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit ndjekin deputeten e PS-së teksa hyn në Parlament: Nuk i përfaqëson gratë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me protestuesit teksa po kalonte përmes një qendre tregtare, në drejtim të Parlamentit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është përballur me protestuesit teksa po kalonte përmes një qendre tregtare, në drejtim të Parlamentit. Ndërsa protestuesit kishin nisur të grumbullohen, disa prej tyre e kanë ndjekur deputeten brenda ambienteve të qendrës tregtare. Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë, i kanë drejtuar Luarasit akuza dhe thirrje, duke e cilësuar “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”. “Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!”, i është drejtuar Lleshi deputetes. Ngjarja ka ndodhur teksa protestuesit janë mbledhur pranë zonës së Parlamentit, në kuadër të protestës së parashikuar për t’u zhvilluar këtë pasdite.