Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit ndezin disa vatra zjarri në Rrugën e Durrësit, i vendoset flaka edhe një kulle shumëkatëshe. Studentët tentojnë të futen në Komisariatin 2


Në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”, ndërsa një pjesë është shpërndarë në një zonë tjetër.

Në rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”, ndërsa një pjesë është shpërndarë në një zonë tjetër. Forca të shumta policisë gjithashtu janë vendosur në zonën ku janë ndezur edhe vatrat e zjarrit. Pranë Rrugës së Durrësit dhe qendrës së Tiranës protestuesit i vendosën zjarrin një kulle shumëkatëshe të sapondërtuar. Revolta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit. Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës. Te Zogu i Zi u thyen xhamat dhe iu vendos zjarri filialit të Tirana Bank. Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ndërsa pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb