Është përshkallëzuar në akte dhune protesta në Tiranë, nisur në orët e paradites para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë shpërndarë në qendër të kryeqytetit ku kanë sulmuar me gur dhe zjarr Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë në godinën e KQZ. Në drejtim të policisë është qëlluar vazhdimisht me gurë ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me gaz lotsjellës.
