Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protestuesit kalojnë te Parlamenti, thirrje të forta kundër deputetëve: 140 analfabetë!


Marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka vijuar drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku turma është ndalur për të përshkallëzuar reagimin e saj ndaj klasës politike në vend.

Marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit ka vijuar drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku turma është ndalur për të përshkallëzuar reagimin e saj ndaj klasës politike në vend. Teksa përskalonin pranë selisë së Kuvendit, qytetarët kanë brohoritur njëzëri “Parlament i krimit!”, duke drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj ligjvënësve. Revoltës së turmës i është bashkuar edhe thirrja “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!”, përmes së cilës protestuesit shprehën pakënaqësinë e thellë ndaj përfaqësimit dhe vendimmarrjes politike në Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb