Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit ironizojnë koncertin e financuar nga qeveria: Kënga më e bukur në koncertin e Kanye West ishte ‘Rama jep dorëheqjen’!


Pas vendosjes te Kryeministria në ditën e 43-të të revoltës, një prej protestuesve ka ironizuar me nota të forta koncertin e shumëpërfolur të reperit amerikan Kanye West të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.

Pas vendosjes te Kryeministria në ditën e 43-të të revoltës, një prej protestuesve ka ironizuar me nota të forta koncertin e shumëpërfolur të reperit amerikan Kanye West të mbajtur një ditë më parë në Tiranë. Duke u ndalur te ngjarja që mori 4.2 milionë euro nga fondet e emergjencave, protestuesi e ka kthyer përgjigjen në një provokim plot sarkazëm që shkaktoi brohoritje në radhët e turmës. “Kënga më e bukur në koncertin e Kanye West dje ishte kënga ‘Rama jep dorëheqjen’,” u shpreh ai me ironi, duke nënkuptuar se pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik me drita e spektakle miliona eurosh, thirrja u dëgjua edhe në koncert. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb