Tensionet në protestën në Tiranë vijojnë të përshkallëzohen. Protestuesit i kanë vënë flakën një peme pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
Ngjarja vjen pas episodeve të mëparshme të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, ku efektivët tentuan të shpërndanin turmën me gaz dhe presion uji, ndërsa protestuesit hodhën gurë në drejtim të tyre. Top Channel

