Pasi protestuesit edhe sot i thanë ‘jo’ dialogut me kryeministrin, duke përmbysur stolat prej guri që ishin vendosur para Kryeministrisë, Edi Rama ka publikuar pamje kur një grusht njerëzish, një pjesë e të cilëve me maska, përpiqen të krijojnë probleme në bulevard. “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!….”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale. Më herët Rama publikoi fotot e 45 personave me precedentë penal, që sipas tij kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme në Tiranë, nën ‘maskën’ e studentit. LEXO EDHE:'Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo të dhunojë', zv/ministrja e brendshme për protestat: Të miturit të mos bien pre e personave me precedentë penalë! Rama paralajmëroi se të gjithë personat që sipas morën peng kryeqytetin përmes protestave të dhunshme, do të përgjigjen ligjërisht dhe do t’u jepet një ‘mësim i mirë’. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:21 Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Institucionet nuk goditen, sfidohen me argumente dhe dialog Pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar sot në një postim në rrjete sociale se pakënaqësitë ndaj institucioneve duhet të shprehen përmes dialogut dhe jo dhunës.“Institucionet nuk goditen, por sfidohen me argumente dhe dialog”, shkruan Gogu në rrjetet sociale, duke nënvizuar se institucionet mund të kritikohen dhe t'u kërkohet llogari, por problemet duhet të marrin zgjidhje përmes komunikimit.Ministri ka ndarë edhe mesazhin e Leopoldos, anëtar i Shoqatës Botërore të Juristëve (Ëorld Jurist Association) dhe pjesë e ekipit të Ëorld Laë Foundation, i cili ka qenë në Tiranë gjatë ditëve të fundit dhe ka ndjekur nga afër protestat.Leopoldo shprehet se i kupton kërkesat e studentëve për akses në arsim dhe mundësi më të mira punësimi, por thekson se respektimi i shtetit të së drejtës duhet të jetë i ndërsjellë.“Kur kërkon diçka nga qeveria jote, duhet gjithashtu të marrësh në konsideratë që duhet ta bësh në mënyrën e duhur”, shprehet ai.Sipas tij, institucionet publike, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, u përkasin qytetarëve, ndaj dialogu duhet të jetë mënyra për të adresuar pakënaqësitë dhe kërkesat për ndryshim. U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: Dialog tirana proteste protestat kunder qeverise edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 12458 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
