Protestuesit e Partisë Demokratike të cilët mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët, marshuan më tej drejt Ministrisë së Arsimit. Në këtë zonë një ditë më parë është lajmëruar edhe një protestë nga studentët të cilëve është thënë se do t’u bashkohen edhe pedagogët. Një makinë ujëhedhëse dhe forca të FNSH janë dislokuar pranë Ministrisë së Arsimit pas thirrjeve në rrjetet sociale për një protestë të studentëve në këtë vend në orën 14:00.
