Lajme Zone
Lëndimet nga protesta/ Disa persona në spital, mes tyre edhe një deputet
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lëndimet nga protesta/ Disa persona në spital, mes tyre edhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë n...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë një informacion mbi të lënduarit gjatë protestës që po zhvillohet këtë të shtunë.

Sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim disa persona.

Në QSUT është paraqitur për trajtim mjekësor një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias, si edhe katër protestues.

Të gjithë të lënduarit kanë lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

Në SUT ka mbërritur një efektiv policie, një përfaqësues i medias. Gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e qëndrueshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.