Lajme Zone
8 të plagosur në protestë, mes tyre një deputet dhe 4 protestues
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

8 të plagosur në protestë, mes tyre një deputet dhe 4 protestues

Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme.

Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme. Mes tyre janë një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues.

Sipas informacionit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur gjashtë persona: një deputet, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjithë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë paraqitur për trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Top Channel