Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët e vendosur nga kryeministri Edi Rama si ftesë dialogu për studentët. Rreth orës 14:00 ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku është lajmëruar një protestë nga studentët, në mbështetje të së cilës janë shprehur edhe pedagogët. Ndërkohë, para Ministrisë së Arsimit, deri në orën 14:00 nuk ka pasur asnjë grumbullim studentësh. Një makinë ujëhedhëse dhe forca të FNSH janë dislokuar pranë Ministrisë së Arsimit pas thirrjeve në rrjetet sociale për një protestë të studentëve në këtë vend.
