Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania

Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë (VIDEO)


Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme.

Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e qetë. Ndryshe nga ditët e tjera, protestuesit nuk po sulmojnë forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk po ndërhyjnë ndaj tyre. Për momentin, duket se është vendosur një qetësi e përkohshme. Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë këtyre ditëve të protestës, për pak minuta kanë zgjedhur të kërcejnë valle pranë Kryeministrisë. Po ashtu, të rinjtë po bëjnë pompa përpara autobotit të ujit të policisë, të vendosur në oborrin e Kryeministrisë. Protestuesi më viral në Shqipëri, puthje dhe zemra para kameras së Euronews Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026 Këngë, daulle dhe valle para Kryeministrisë Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 20, 2026 ODIHR për protestat në Shqipëri: Shqetësim për dhunën, thirrje për ruajtjen paqes