Lajme Zone
PolitikëReport TV

Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate! Shoqërohet Shpend Gashi, tensione mes Lapajt dhe efektivëve (VIDEO)


Nisja e sesionit të ri parlamentar është shoqëruar ditën e sotme me përplasje mes protestuesve të grumbulluar jashtë godinës së Kuvendit me deputetët dhe efektivët e Policisë. Pas përfundimit të seancës plenare, protestuesit të mbledhur pranë Kuvendit sulmuan me vezë e domate deputetët gjatë largimit, por edhe efektivët e Policisë. LEXO edhe...Votimi për nënkryetaren e Kuvendit dhe dekretit për mi

Nisja e sesionit të ri parlamentar është shoqëruar ditën e sotme me përplasje mes protestuesve të grumbulluar jashtë godinës së Kuvendit me deputetët dhe efektivët e Policisë. Pas përfundimit të seancës plenare, protestuesit të mbledhur pranë Kuvendit sulmuan me vezë e domate deputetët gjatë largimit, por edhe efektivët e Policisë. LEXO edhe...Votimi për nënkryetaren e Kuvendit dhe dekretit për ministren e Shëndetësisë, opozita braktis seancën plenare (VIDEO) Momenti më ‘pikant’ është kur protestuesit bllokojnë makinën me të cilën po largohej deputetja e PS, Ilva Gjuzi dhe nisën ta godisnin me vezë e domate. Vezëve të protestuesve nuk u shpëtuan dot as kordoni i efektivëve të ‘Shqiponjave’ që ishin aty pranë, ndërkohë që Policia ka shoqëruar gazetarin Shpend Gashi. Gjatë shoqërimit të Gashit, ka ndërhyrë kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke bërë që situata të tensionohet edhe më shumë. Nga pamjet duket se kishte një përplasje mes Lapajt dhe efektivëve të Policisë, por kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet nuk u shoqërua në Polici. Nga ana tjetër, automjetet të cilat vijnë nga bulevardi Dëshmorët e Kombit për të hyrë në Unazën e vogël të Tiranës, për momentin janë të bllokuar prej disa minutash. Lajmi në përditësim.... Ora 18:50 Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve para Parlamentit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’! Disa të shoqëruar! Trafik i rënduar ‘në zemër’ të kryeqytetit Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë para godinës së Kuvendit, janë shënuar gjatë tubimit të sotëm, kur nisi seanca plenare.Efektivët e Policisë kanë shoqëruar disa persona, ndërkohë që nga pamjet duket se ka pasur tensione të forta mes palëve.Njëri prej protestuesve është parë të shtrihej në tokë, gjatë momentit që po tentohej shoqërimi i tij nga forcat e Policisë.Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë bashkuar Forcave Shqiponja në perimetrin rreth Kuvendit, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, të cilët janë pozicionuar atje për të sulmuar me vezë deputetët, pas përfundimit të seancës plenare.Për shkak të grumbullimit të protestuesve, është bllokuar edhe rruga para Kuvendit, duke bërë që qindra automjete të mbeten në trafik. Share Ora 18:19 Shqiponjat ‘gardh’ te Kuvendi, protestuesit sulmojnë me vezë efektivët e Policisë! Tentojnë të godasin edhe dronin që fluturonte sipër tyre Protestuesit e pozicionuar para godinës së Parlamentit kanë sulmuar me vezë forcat ‘Shqiponja’ të Policisë, të cilat kishin krijuar një gardh për të garantuar mbarëvajtjen e seancës plenare në Kuvend. Po ashtu, protestuesit kanë tentuar të godasin edhe një dron që fluturonte sipër tyre.Sot protestuesit kishin shkuar të mirëorganizuar në tubim, pasi kishin marrë me vete një sasi të madhe vezësh, me qëllim për t’i hedhur drejt deputetëve dhe efektivëve të Policisë. Share Ora 17:55 Pamjet me dron/ Protestë para Kuvendit gjatë seancës së parë parlamentare të sesionit të ri, policia kordon sigurie Ndërsa brenda Kuvendit ka nisur seanca e parë e sesionit parlamentar, jashtë ka prani të protestuesve.Pamjet me dron që Report Tv sjell tregojnë një kordon të dyfishtë sigurie, fillimisht me gardh metalik e më pas me policë, të vendosur përreth perimetrit të Kuvendit, deri te Xhamia e Namazgjasë dhe Ministria e Brendshme. Share Ora 17:33 ‘Polici e krimit’, protestuesit qëllojnë efektivët me vezë e domate (VIDEO) Protestuesit përpara Kuvendit kanë qëlluar me vezë e domate një njësi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që po kalonte pranë tyre.“Polici e krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”, thirrën ata ndërsa lëshonin ‘municionet’ drejt efektivëve. Share Ora 17:26 Protesta para parlamentit, VIDEO nga momenti kur shoqërohen 2 protestues 2 protestues të cilët ndodheshin nga ana e Ministrisë së Brendshme, janë shoqëruar nga policia. Ata kanë thyer perimetrin e sigurisë duke mos iu bindur policisë. Share Ora 17:23 Protestuesit ‘armatosen’ me vezë, thirrje për Ballën: Taulanti kërkon motër (VIDEO) Me bikerina vezësh në duar, qytetarët janë grumbulluar jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar.Thirrjet e tyre vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndërsa një prej tyre i drejtohet kreut të grupit të PS: “Taulanti kërkon motër.” Share Ora 17:13 Sesioni i ri parlamentar/ Deputetët brenda Kuvendit, protestuesit ‘rrethojnë’ godinën: Policia në protestë (VIDEO) Një numër i vogël protestuesish janë grumbulluar para hyrjes së Parlamentit, teksa sot nisi sesioni i ri parlamentar.Me thirrjet “Policia në protestë”, ata i kanë bërë thirrje efektivëve që kanë rrethuar godinën e Kuvendit që t’u bashkohen tubimeve.Ndërkohë brenda Parlamentit, deputetët janë mbledhur për të vijuar punën në këtë sesion të ri parlamentar. Share Ora 16:44 Protestuesit i vihen pas Iris Luarasit: Hajdute, ti nuk i përfaqëson gratë (VIDEO) Ndërsa deputetja e PS, Iris Luarasi, ka hyrë brenda qendrës tregtare “Toptani” për të shkuar në parlament, protestuesit, të cilët tashmë kanë nisur të grumbullohen, e kanë ndjekur pas.Aktivistja Arvina Lleshi, bashkë me disa të tjerë, i thonë Luarasit “hajdute” dhe se “nuk i përfaqëson gratë.”“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i tha aktivistja Lleshi. Share Ora 16:22 Sesioni i ri parlamentar/ Qytetarët paralajmërojnë protestë, policia kordon sigurie rreth Kuvendit Pas pak minutash, në orën 17:00, parlamenti nis sesionin e ri, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të grumbullohen para Kuvendit.Policia ka marrë masat dhe ka krijuar një kordon sigurie, me efektivë të shumtë përreth, të cilët janë vendosur deri te Ministria e Brendshme Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al Adriatik Lapaj shpend gashi Ilva Gjuzi Kuvend 8 shtator 2026 protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 6.1% Vota total: 1920 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?