Gazetari Klevin Muka në studion e News24 ka treguar momentet dhe situata e vështira nga raportimi i tij në terren gjatë protestës. Ai u ndal edhe te një situatë shqetësuese pasi një i ri u godit me plumb gome në sy nga policia. Ai tregoi se nga një komunikim me të afërm të tij, i ka treguar se situata është tejet shqetësuese dhe rast i vështirë pasi materiali i gomës ka depërtuar brenda syrit. “Uroj që të shërohet dhe t’i shpëtojë syri. Nga komunikimi që kam pasur me një mikun e tij më thotë që është në operacion. Mjekët thonë që është rast i vështirë sepse materiali i gomës ka depërtuar brenda syrit. Ishte e tmerrshme ta shihje në atë gjendje, djalë i ri. Të trajtohej në këtë formë. Të gjithë ne, dhe kolegë të News24 jemi të rrezikuar shumë, një tjetër koleg është dëmtuar nga plumbi i gomës ka shkuar të marrë shërbim mjekësor. Duket sikur dhe ne jemi në një sulm të përqendruar”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
