Lajme Zone
Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
PolitikëBalkanWeb

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë.

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së njohur amerikane “Bloomberg”, e cila raporton për intensifikimin e thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë. Sipas Bloomberg, protestat e udhëhequra nga studentët po zhvillohen prej rreth dy javësh në kryeqytetin shqiptar dhe janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz. Media amerikane raporton se në protestën e sotme morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike. Në raportimin e saj, Bloomberg përshkruan edhe përplasjet në bulevardin kryesor të Tiranës, ku protestuesit hodhën gurë dhe sende në drejtim të policisë, ndërsa disa kosha mbeturinash u përfshinë nga flakët. Sipas medias, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, ndërsa tensionet u shtrinë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Bloomberg ndalet gjithashtu te deklaratat e kryeministrit Edi Rama para protestave, ku ai tha se qeveria po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Media amerikane vëren se këto shqetësime ngjajnë me ato që kanë nxitur lëvizje proteste edhe në Francë.

Pasqyrimi nga Bloomberg e vendos protestën e 24 tetorit në vëmendjen e mediave ndërkombëtare, në një kohë kur në Tiranë vijojnë tubimet dhe shtohen kërkesat politike ndaj qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Revolta studentore