Në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas dhe ora do të bëhet 02:00, duke na dhënë teorikisht një orë më shumë gjumë.
Ky ndryshim, sipas kalendarit europian të ndryshimit të orës, do të qëndrojë në fuqi deri në të dielën e fundit të marsit 2027, kur vendet që zbatojnë sistemin do t’i çojnë sërish akrepat një orë përpara.
Në Bashkimin Europian, sistemi aktual përcakton që ora verore të nisë të dielën e fundit të marsit dhe të përfjë të dielën e fundit të tetorit.
Shqipëria, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, ndjek të njëjtin kalendar, ashtu si pjesa më e madhe e Europës. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

